Kushtet e rezervimit
Të gjitha rezervimet do të bëhen pranë zyrës së Dua Tourist në Prizren dhe do të jenë pjesë e rëndësishme e të gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit / pushimeve deri në mbarimin e tyre nga klientët tanë të organizuar në grupe ose individë. Kushtet e rezervimit të përcaktuara më poshtë kanë të vetmin qëllim që të qartësojnë mardhëniet klient – agjensi për të evituar kështu në çdo rast ndonjë keqkuptim në lidhje me rezervimet tuaja.
Pagesa :
Me konfirmimin e rezervimit pranë zyrës sonë, Ju duhet të bëni parapagimin (50%) të shumës së përgjithshme të paketës / udhëtimit / programit që keni zgjedhur kundrejt dhënies së një dokumenti / mandati nga ana e jonë që konfirmon ketë pagesë.
Pagesa totale e mbetur e udhëtimit do te bëhet 14 dite para udhëtimit për të gjitha rezervimet e bëra më herët se 14 ditë nga dita e udhëtimit!
Të gjitha rezervimet tjera të bëra nga 14 ditë deri 1 ditë para udhetimit, bëhet pagesa totale 100% në momentin e rezervimit!
Anulimet :
Në rast anulimi të udhëtimit nga ana juaj (klienti), varësisht nga lloji i rezervimit , DUA TOURIST si palë e tretë ndërmjetesuese është e detyruar t’ju mbajë shumën përkatëse sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara me poshtë:
Për paketat e pushimeve me charter:
0 – 21 ditë para udhëtimit, 10 % të shumës totale
20 – 14 ditë para udhëtimit, 50 % të shumës totale
13 – 7 ditë para udhëtimit, 80 % të shumës totale
6 – 1 ditë para udhëtimit, 100 % të shumës totale
Në mos paraqitje në ditën e udhëtimit, 100 % te shumës se paketës / programit
Në raste të fatkeqesive të rënda familjare , dmth vetëm familja e ngushtë (fëmije,bashkëshorte, prind) do ketë shqyrtim në rrethana të tjera dhe do të behet maksimumi nga ana e jonë si palë ndërmjetësuese, që sa më shumë nga vlera e rezervimit tuaj të ju rimbursohet nga hotelet , gjithsesi kjo nuk do të thotë apo nënkupton që pjesërisht apo e tërë shuma do ju rimbursohet!
Për paketat e pushimeve nëpërmjet linjave të rregullta të fluturimeve:
Në të gjitha këto raste shuma e biletave të udhëtimit nga momenti i rezervimit 100% e vlerës është e parimbursueshme, pasi vlejnë rregullat e kompanive ajrore tek të cilat janë rezervu biletat, në këtë rast ne jemi palë e tretë vetëm si ndermjetës dhe nuk kemi asnjë pergjëgjësi tjetër, perveq asaj që i takon një ndermjetësuesi!
Ndërsa për reezervimet e hotelit dhe transferit në këto raste vlejn këto rregulla:
0 – 21 ditë para udhëtimit, 30 % të shumës totale
20 – 14 ditë para udhëtimit, 50 % të shumës totale
13 – 7 ditë para udhëtimit, 80 % të shumës totale
6 – 1 ditë para udhëtimit, 100 % të shumës totale
Në mos paraqitje në ditën e udhëtimit, 100 % të shumës se paketës / programit
Në raste të fatkeqësive të rënda familjare, dmth vetëm familja e ngushtë (femije,bashkshorte, prind) do ketë shqyrtim në rrethana të tjera dhe do bëhet maksimumi që së më shumë nga vlera e rezervimit të ju rimbursohet nga hotelet, gjithsesi kjo nuk do të thote që e tërë shuma do ju rimbursohet!
Për shetitje dy tre ditore e më gjate si fundjava në Stamboll apo ne qyetet tjera nëpër botë:
Të gjitha këto paketa turistke nga momenti i rezervimit, janë të parimbursueshme në 100% të shumës!
Ndërsa poashtu në rastet kur nga kompania ajrore e cila organizon fluturimin charter apo të linjave të rregullta ajrore ka vonesa, anulim fluturimi, vlejnë rregullat e po asaj kompanie ajrojre bazuar në ligjet e aviacionit civil, ku ne përseri si palë e tretë ndërmjetësuese nuk mbajmë përgjegjësi!
Biletat e udhëtimit me Aeroplan:
Në të gjitha këto raste shuma e biletave të udhëtimit 100% është e parimbursueshme, nëse udhëtari vendos të mos udhëtoj me vetëdeshire, apo vonohet në arritjen me kohë në itineraret e fluturimit apo në momentin e udhëtimit, nuk i plotëson kushtet e paracaktuara për të udhëtuar, pasi vlejnë rregullat e kompanive ajrore tek të cilat janë rezervuar biletat. Në këtë rast ne jemi palë e tretë vetëm si ndermjetës dhe nuk kemi asnjë përgjegjësi rimbursimi apo ndonjë tjetër përgjegjësie.
Sipas asaj se si përgjigjet apo ka të paracaktuara rregullat kompania ajrore me të cilen është rezervuar bileta, e njejta përgjigjje do ti komunikohet udhetarit/klientit.
Ndërsa poashtu në rastet kur nga kompania ajrore e cila organizon fluturimin charter apo të linjave të rregullta ajrore ka vonesa, anulim fluturimi, vlejnë rregullat e po asaj kompanie ajrojre bazuar në ligjet e aviacionit civil, ku ne përsëri si palë e tretë ndermjetësuese nuk mbajmë përgjegjësi për rimbursim apo veprim tjetër përveq asaj që na takon si palë ndërmjetësuese!
Në këto raste ne gjithsesi në emër të klientit do të mundohemi të arrijmë më të mirën për të, por gjithmonë brenda përgjegjësive tona si palë ndërmjetësuese!
Sigurimi shëndetësor:
Të gjithë pushuesit / klientët e DUA TOURIST janë të detyruar të pajisen më policen e sigurimit shëndetësor për udhëtim. Për shkak se në asnjë rrethanë DUA TOURIST nuk mban përgjegjësi për shpenzimet mjekësore, në rast sëmundje apo aksidenti në vendin e pushimit apo gjatë udhëtimit nga / për dhe në vendet ku kalohen pushimet.
Përgjegjësitë & detyrimet e DUA TOURIST:
DUA TOURIST mban përgjegjësi për vërtetësinë, saktësinë e informacionit në lidhje me detajet e biletës,paketës turistike ,paketës së pushimeve dhe toureve të ndryshme, sipas detajeve të paraqitura në momentin e rezervimit dhe realizimin e po këtyre shërbimeve të kërkuara nga klienti dhe të konfirmuara nga DUA TOURIST para rezervimit nga ana e klientit!
Poashtu mban përgjegjësi për pajisjen me dokumetat përkatëse të udhëtimit si / voucher / bilete / mandate / që konfirmojnë rezervimin dhe të paguara nga ana e klientit në baze të rregullave të udhëtimit te përcaktuara nga DUA TOURIST.
Minimalisht është e gatshme të ju pergjigjet dhe asistoj gjatë orarit zyrtar të punës për secilin rast dhe 24/7 në raste emergjencash dhe të veproj brenda përgjegjësive të saj që i takon brenda mundesive të realizueshme.
Renditemi të parët si Tour Agjnsia më kompetente në Kosovë