Qyteti i Dubrovnikut është një monument i gjallë, gjerdan perlash me një trashëgimi të pasur materiale dhe jo materiale.
Qyteti i Dubrovnikut është një monument i gjallë, gjerdan perlash me një trashëgimi të pasur materiale dhe jo materiale. Dubrovniku është qendër ekonomike, kulturore dhe arsimore e Dalmacisë jugore si dhe vatra e qarkut Dubrovnik – Neretva. Origjina dhe historia e ndërtimit të mureve të qytetit të Dubrovnkut është origjina dhe historia e zhvillimit të vetë Dubrovnikut – ky qytet me Q të madhe, siç e quajnë edhe banorët , prej mureve të tij që kanë qenë gjithmonë conditio sine qua non, e shprehur, përjetësuar dhe lartësuar deri në ditët e sotme në mbishkrimin e famshëm të gdhendur në ballin e portës së Fortesës Laërence: Non bene pro toto libertas venditur auro- Liria nuk duhet shitur për ar. Liria ishte ideali i arritur e i ruajtur ndër shekuj, mbishkrimi i theksuar “Libertas” spikat në flamurin e Republikës së Dubrovnikut,shtetit të vogël mesjetar, qendra e të cilit ishte qyteti i Dubrovnikut.
Share this tourRenditemi të parët si Tour Agjnsia më kompetente në Kosovë