This sanctuary on a lagoon is virtually the same as it was six hundred years ago, which adds to the fascinating character.
Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul (në turqisht: İstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë greke Bizant, quajtur kështu nga Bizas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 p.K. Është ndërtuar në të dy anët e Bririt të Artë (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi në veri me Detin Marmara në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq. Eminonu dhe Fatih ), Bejollu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Yskydari së bashku me periferinë në anën e kundërt aziatik të Bosforit.
Gjatë gjithë kohërave ka qenë kryeqyteti i tre perandorive të njëpasnjëshme: Perandorisë Romake (dhe vazhdimësinë e saj Perandorisë Bizantine (324 – 1453), Perandorisë jetëshkurtër Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453 – 1922). Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet janë Xhamia Ajasofja, Topkapë, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit. Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e parë në Turqi.
Monumentet
Në qytetin e vjetër dhe rajonin Eminonu (turq. Eminönü) është e famshëma Topkapi Saraj, e cila ishte vendi i qëndrimitë zyrtar i sulltanëve të Perandorisë Osmane. Më tej në veri është Muzeu Arkeologjik dhe në lindje Tsinili belveder e cila sot strehon muzen e qeramikës. Në distancë të vogël nga Topkapi dominon Hagia Sofia (turq. Ayasofya Müzesi) me katër minare pranë hipodromimit i Konstandinopojës (At Meydanı) sot është një park publik dhe gjithashtu i quajtur Sheshi Sultan Ahmet. Në zonë qëndrojn obeliskët e Theodosius A ‘ dhe i Kostadin VII, dhe Kolona Gjarprin. Në hyrje veriore të hipodrom është ndërtuar shatërvan i ashtuquajtur gjerman, me elemente të arkitekturës neo bizantine, dhuratë e qeverisë gjermane për të përkujtuar vizitën e perandorit Wilhelm II në qytet. Kundër shatërvanit, dhe në jugperëndim të Shën Sofisë, është xhamia e Sulltan Ahmetit, e njohur zakonisht si Blue Mosque, e cila është një nga kryeveprat e arkitekturës islame. Xhami e rëndësishme është edhe ajo e Suleiman, dedikuar për Suleiman I madhështori. në Veri të Shën Sofisë është kisha e Shën Irini, me arkitekurë tipike Romake bazilikë, e cila gjithashtu funksionon si një muze. Në lagjen Edirne Kapu (turq. Edirnekapı), rreth 150 metra nga Muret Theodosian, është Manastiri CHORA (Xhamia Carrillo), që i përkaset monumenteve më të rëndësishme të artitë bizantin, të Periudhës e mesëme dhe të vonëtshme të saj. Tempuj të tjerë të rëndësishme janë Pammakaristos Manastiri (Xhamia Fethiye- tani pjesë e monumentit është një muze me mozaike të rëndësishme), afër Patriarkanas Ekumenike, dhe Manastiri i Shën Sergjit dhe Bacchus (Agiasofia Küçük Xhami). Me interes të veçantë janë edhe dy tregje: Egjiptiani Misiria tsarsi (turq. Mısır Çarşısı) dhe Pazari i mbuluar (turq. Kapalıçarşı)e cila me një sipërfaqe prej afro 200,000 metra katror është një nga tregjet më të mëdha në botë[56].
Monumente kryesore gjënden edhe në qytetin modern, kufizohet me zonën e Beyoglu (lagja e vjetër Pera). Ura e Galatas lidh këtë zonë të qytetit të vjetër dhe në rrethin e Galatas dominon Kulla e Gallatës (turq. Galata Kulesi), afërsisht 70 metra. Fokusi i qytetit modern është Sheshi Taksim, ose Sheshi Pavarësia ,me klube nate të shumta. Në lagjen e Harbije (turq. Harbiye), një distancë relativisht të shkurtër nga sheshi Taksim, është Muzeu Ushtarak (turq. Askeri Müze), me ekspozita nga të gjitha periudhat e historisë ushtarake të Turqisë. Në Beyoglu është grumbulli i Kiliç Ali Pashës (turq. Kılıç Ali Paşa Külliyesi), i cili perfshin nje xhami, medrese, banjë turke, një mauzole të vogël (tyrbja) edhe shatërvan, ndërtuar me urdhër të Kiliç Ali Pasha. Ndoshta monumenti më i rëndësishme është pallati Dolmabahçesë, së bashku me xhaminë me të njëjtin emër. Pallate të mrekullueshme janë edhe pallati Beylerbey, në lagjen me të njëjtin emër, dhe pallati Kioutsiouksou në Beikoz, të vendosura në anën aziatike të Bosforit, si pallatet e Yildiz në Beshiktash dhe Çiragan mes Beshiktash dhe lagjen e saj Ortakoi.
Vlen të përmendet edhe kështjella përgjatë Bosforit, të dominuara nga Rumeli Hisar në Turqinë Evropiane, dhe Kalaja e Anadollit ose Anadolu Hisar në bregun aziatike.
Share this tourRenditemi të parët si Tour Agjnsia më kompetente në Kosovë