Kryeqyteti francez është njëkohësisht historik, modern, romantik, intelektual, madhështor dhe elegant.
Parisi është kryeqyteti i shtetit të Francës dhe krahinës së Île-de-France (ishulli i Francës) dhe qyteti më i madh i Francës. Në tekstet e moçme latine Parisi emërohet edhe Lutetia apo Lutezia. Lumi Sena e ndan qytetin në një dy pjesë. Pjesa veriore (rive droite „bregu i djathtë“) dhe pjesa jugore (rive gauche „bregu i majtë“). Parisi zyrtarisht numëron 2.138.551 banorë, ndërsa në krahinën e Parisit (région de l’Île-de-France) jetojnë 11.564.680 banorë (Sipas vlerësimit të popullsisë të 1 janar 2005).
Një vendbanim i rëndësishëm për më shumë se dy mijëvjeçarë, Paris u bë, që nga shekulli i 12-të, një nga qendrat më kryesore të Evropës për arësimin dhe artet dhe qyteti më i madh në botën perëndimore deri në fillim të shekullit të 18-të. Parisi është sot një nga qendrat kryesore të biznesit e kulturës në botë dhe ndikimet i tij në politikë, arsim, argëtim, media, shkenca dhe artet kontribuojnë në statusin e tij si një nga qytetet globalë më të mëdhenj në botë.
Parisi dhe rajoni i Parisit, me 572,4 miliardë euro në vitin 2010, prodhon më shumë se një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto të Francës dhe ka si qytet një nga GDP-të më të mëdha në botë. Duke qënë një qytet me gjelbërim dhe i pëlqyeshëm për të jetuar, Parisii dhe rajoni i tij janë destinacioni kryesor turistik në botë. Ka katër vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shumë organizata ndërkombëtare.
Share this tourRenditemi të parët si Tour Agjnsia më kompetente në Kosovë