Qyteti i dashurisë dhe legjenda vetë.
Venediku (ose Venecia, italisht Venezia [veˈnɛtːsi̯a]) është një qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik, është kryeqyteti i rajonit Veneto dhe i Provincës së Venecias. E mban emrin La Serenissima, çfarë do të thotë E Qeta.
Qyteti ka rreth 270,000 banorë (mars 2012) dhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESKO që nga viti 1987.[1]
Gjatë një mijëvjeçari Venediku ishte si Republika e Venedikut një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdhenj të Evropës, deri në vitin 1797 kur përfundoi pavarësia. Fisnikëria e saj, që dominonte politikisht, kontrollonte gjatë një periudhe të gjatë tregun ndërmjet Evropën perëndimore dhe Detin Mesdhe lindor. Venediku përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë, dhe u zhvillua në qendrën më të madhe financiare.
Venediku është kryeqyteti i Provincës me të njëjtin emër. Komuna përfshin qendrën historike me rret 7 km² sidhe Lagunën e Venedikut me afër 50 ishujt të saj. Poashtu i shtohen komunës ishujt Lido dhe Pellestrina, që e ndajnë lagunën nga Deti Adriatik, dhe njësitë të qytetit në kontinent Chirignago, Favaro Veneto, Marghera, Mestre dhe Zelarino.
Qendra historike është në gjashtë njësi (italisht Sestieri) e ndarë: San Polo, Dorsoduro, Santa Croce, San Marco, Cannaregio dhe Castello. Kanali më i madh, Canal Grande, e ndan qytetin e vjetër në një pjesë lindore dhe perëndimore.
Struktura e qytetit të vjetër
Qyteti i vjetër i Venedikut është një qytet në ujë. Ai përbëhet nga 121 ishuj,[2] ndërmjet të cilave kalojnë matanë kanale me gjerësie të ndryshme. Mirëpo që nga shekulli XIX kanalet u mbushën me dhe ose u mbyllüen për transportin ujor. Ky kontrast midis transportit tokësor dhe ujor vazhdon deri sot. Shumica e kanaleve kalohen pak ose fare më me varkë. Vetëm në Canal Grande dominon transporti ujor.
Çdo ishull ka së paku një shesh, që formon qendrën e komunikimit, transportit dhe tregut. Ish-qendra e fuqisë, sheshi Piazza di San Marco, rrethohet nga ndërtesa publike, si Pallati i Doxheve (it. Palazzo Ducale) dhe magjistratat ndërtimore (it. Procuratia di San Marco), por edhe nga bibliotekë e muzeume, katedralen (it. Basilica di San Marco) dhe kambanaren e Shën Markut (it. Campanile di San Marco). Jombrojtja e kësaj qendre qeveritare nga mure rrethuese demonstronte jocenueshmërinë e qytetit të Venedikut. Kjo gjuhë simbolike kishte fuqi sugjerimi të madh tek njerëzitë, qytetet e cileve ishin të mbrojtur nga mure, kulla dhe hendeqe.
Rreth kësaj zone thelbësore gjendeshin ishuj të shumtë, të cilat që nga mesjeta kishin detyrat e veta: një ishull për varrezat (San Michele), për fryrës xhami (Murano) dhe për prodhim të perimeve (Sant’Erasmo).
Ndërtimi i shtëpive
Qyteti është sipër mijëra grumbuj e ndërtuar. Grumbujt ishin nga dru dushku, larshi e verri dhe silleshin nga Istria, të cilat i shtyshin nën tokën argjile deri në shtresën e gurit (it. caranto). Vetëm kjo teknikë mundësonte ndërtimin e shtëpive në ujë.
Shumë ndërtesa janë sot në rrezik shembjeje megjithë mundimin e njohshëm. Shtëpitë kanë nevojë renovimin për të mos rrënuar përfundimisht. Arsyeja më e rëndësishme është niveli i ujit në rritje, i cili nuk mundon banimin e kateve të postë më – një e treta e banesave janë të pabanuara.[3]
Rruga dhe sheshe
Sheshi Piazza di San Marco
Venecianët i dallojnë me kujdes rrugët dhe sheshet. Rrugët kryesore rughe (nga frëngjishtja rue) dhe salizade, domethënë rrugicat e para me kalldrëm, janë në numër të kufizuar. Calle quhen rrugët më të ngushta dhe fondamenta rrugët përgjatë kanaleve, të cilat edhe shërbenin si themel për ndërtesat. Lista është ajo copëza rrugë afër pallateve dhe ambasadave, të cilat shijojin një imunitet të veçant. Mercerie janë rrugë me dyqane (merce: mall), rive (bregu) kalojnë përgjatë kanaleve anësore, por janë edhe shkallë që çojnë poshtë tek uji. Një rio tera është një kanal i mbushur, një ramo (degë) një rrugë e shkurtër që del nga një calle apo campiello. Një campo një shesh ku qëndronte një kishe, një hapësirë ku kishte kopshtesh perimesh dhe ku kullosnin kuaj. Campiello është një shesh i rrethuar nga shtëpi, ku dilnin calli, corti janë oborret spanjolle të shtëpive. Campi dhe campielli dalloheshin nga piazza, e cila nënkuptonte atë të Shën Markut.
Kanale
Venediku zotëron 175 kanale me një gjatësie totale prej afër 38 kilometrash.[4] Ato përdoreshin për transportimin e mallrave. Arteria kryesore e trafikut është Canal Grande.
Para ristrukturimit të lagunës ujti në kanalet nuk rrinte konstante, por rritej dhe ulej çdo gjashtë orë. Dallimi i baticave ishte megjithëse vetëm 60 centimetra. Me instalimin e një sistemi të rafinuar, por intensive në punë, me rregullore të ujtit dhe një autoritet përgjegjëse cirkulimi i ujtit u sigurua, i cili pastronte qytetin dhe ujtin.
Ura
Po aq të rëndësishme si kanalet janë 444 urat të Venedikut (numër i pretenduar). Deri në vitin 1480 ato ishin nga druri por u zëvendësuan me sukses nga guri. Shumë ishin rrafshë të ndërtuar për të mundësuar kalimin e kuajve dhe qerreve. Ura më e gjatë me një gjatësie prej afër 3.5 kilometra është Ura e Lirisë (Ponte della Libertà) i cili lidh qytetin e vjetër me kontinentin.
Renditemi të parët si Tour Agjnsia më kompetente në Kosovë