Oferta Speciale

Kushtet e rezervimit

Te gjitha rezervimet do te bëhen pranë zyrës se Dua Tourist ne Prizren dhe do te jene pjese e rëndësishme e te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit / pushimeve deri ne mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar ne grupe ose individë.Kushtet e rezervimit te përcaktuara me poshtë kane te vetmin qellim qe te qartësojnë mardhëniet klient – agjensi për te evituar kështu ne çdo rast ndonjë keqkuptim ne lidhje me rezervimet  tuaja



Pagesa :

Me konfirmimin e rezervimit pranë zyrës sonë , Ju duhet te bëni parapagimin ( 50 % ) te shumes se përgjithshme te paketës / udhëtimit / programit qe keni zgjedhur kundrejt dhënies se një dokumenti / mandati nga ana jone qe konfirmon ketë pagese.

Pagesa totale e udhëtimit do te behet 12 dite para udhëtimit per te gjitha rezervimet e bera me heret se 12 dite nga dita e udhetimit !
Te gjitha rezervimet tjera te bera nga 12 dite deri 1 dite para udhetimit , pagesa behet totale 100% e vleres ne momentin e rezervimit !


Anullimet :

Ne rast anullimi te udhëtimit nga ana juaj ,varesisht nga lloji i rezervimit , DUA TOURIST si pale e trete ndermjetesuese është e detyruar t'ju mbaje shumen përkatëse sipas kushteve dhe  afateve te përcaktuara me poshtë :


Per paketa e pushimeve me charter
00 -10 dite para udhëtimit,   10 %  te shumes totale
10 - 07 dite para udhëtimit,   50 %  te shumes totale
06 - 03 dite para udhëtimit,   80 %  te shumes totale
02 - 01 dite para udhëtimit, 100 %  te shumes totale

Ne mos paraqitje, 100 % te shumes se paketës / programit

Ne raste te fatkeqesive te renda familjare , dmth vetem familja e ngushte (femije,bashkshorte, prinde) do kete shqyrtim ne rrethana te tjera dhe do behet maksimumi qe sa me shume nga vlera e rezervimit te ju rimbursohet nga hotelet , gjithsesi kjo nuk do te thote apo nenkupton qe e tere shuma do ju rimbursohet !

Per paketa e pushimeve me nepermjet linjave te rregullta te fluturimeve

Nete gjitha  keto raste shuma e biletave te udhetimit 100% eshte e parimbursueshme, pasi vlejne rregullat e kompanive ajrore tek te cilat jane rezervu biletat , ne kete rast ne jemi pale e trete vetem si ndermjetes dhe nuk kemi asnje pergjegjesi, perveq asaj qe I takon nje  ndermjetesuesi !

Ndersa per reezervimi e hotelit dhe transferit ne keto raste vlejen keto rregulla
10 - 07 dite para udhëtimit,   50 %   te shumes totale
06 - 03 dite para udhëtimit,   80 %   te shumes totale
02 - 01 dite para udhëtimit, 100 %   te shumes totale

Ne mos paraqitje, 100 % te shumes se paketës / programit

Ne raste te fatkeqesive te renda familjare , dmth vetem familja e ngushte (femije,bashkshorte, prinde) do kete shqyrtim ne rrethana te tjera dhe do behet maksimumi qe sa me shume nga vlera e rezervimit te ju rimbursohet nga hotelet , gjithsesi kjo nuk do te thote qe e tere shuma do ju rimbursohet !


Per shetitje dy tre ditore e me gjate si fundjava ne Stamboll apo ne qyetet tjera neper bote :

Te gjitha keto paketa turistke jane te parimbursueshme, 100% e shumes nuk rimbursohet !

Ndersa poashtu ne rastet kur nga kompania ajrore e cila organizon fluturimin charter apo te linjave te rregullta ajrore ka vonesa, anulim fluturimi , vlejne rregullat e po asaj kompanie ajrojre bazuar ne ligjet e aviacionit civil, ku ne perseri si pale e trete ndermjetesuese nuk mbajme pergjegjesi!


Biletat e udhetimit me Aeroplan


Ne te gjitha  keto raste shuma e biletave te udhetimit 100% eshte e parimbursueshme, pasi vlejne rregullat e kompanive ajrore tek te cilat jane rezervu biletat , ne kete rast ne jemi pale e trete vetem si ndermjetes dhe nuk kemi asnje pergjegjesi rimbursimi apo ndonje  tjeter , ne rast se udhetari vendos te mos udhetoje me vetdeshire ,apo vonohet ne arritjen me kohe ne itineraret e fluturimit apo ne momentin e udhetimit nuk i ploteson kushtet e paracaktuara  per te udhetuar  !

Sipas asaj se si  pergjigjet apo ka te paracaktuara rregullat kompania ajrore me te cilen eshte rezervu bileta, e njejta pergjigjje do ju kthehet udhetarit/klientit.


Ndersa poashtu ne rastet kur nga kompania ajrore e cila organizon fluturimin charter apo te linjave te rregullta ajrore ka vonesa, anulim fluturimi , vlejne rregullat e po asaj kompanie ajrojre bazuar ne ligjet e aviacionit civil, ku ne perseri si pale e trete ndermjetesuese nuk mbajme pergjegjesi per rimbursim apo veprim tjeter perveq asaj qe na takon si pale ndermjetesuese!

Ne keto raste ne gjithsesi ne emer te klientit do mundohemi te arrijme me te miren per te por gjithmone brenda pergjegejsive tona si pale ndermjetesuese !


Sigurimi shëndetësor :

Te gjithë pushuesit / klientët e DUA TOURIST  janë te detyruar te pajisen me policen e sigurimit shëndetësor për udhëtim. Ne rast te kundërt DUA TOURIST nuk mban përgjegjësi për shpenzimet mjekësore , ne rast sëmundje apo aksidenti ne vendin e pushimit apo gjate udhëtimit nga / për dhe  në vendet ku kalohen pushimet.


Përgjegjësitë & detyrimet e DUA TOURIST

DUA TOURIST  mban përgjegjësi për vertetesine , saktësinë e informacionit ne lidhje me detajet e biletes,paketës turistike ,paketes se pushimeve dhe toureve te ndryshme  sipas detajeve te paraqitura ne momentin e rezervimit  dhe realizimin e po ketyre  shërbimeve te kërkuara nga klienti dhe te konfirmuara nga  DUA TOURIST para rezervimit nga ana e klientit !

Poashtu mban pergjegjesi  për pajisjen me dokumetat përkatëse te udhëtimit si / voucher / bilete / mandate / qe konfirmojnë rezervimin dhe te paguara  nga ana e klientit ne baze te rregullave te udhëtimit te përcaktuara nga DUA TOURIST.

Minimalisht eshte e gatshme te ju pergjigjet dhe asistoje gjate orarit zyrtare te punes per secalin rast  dhe 24/7 ne raste emergjente dhe te veproi brenda pergjgjesise se saj qe I takon  mundesive reale .