Oferta Speciale

COVID - 19

RREGULLAT E UDHËTIMIT  GJATE SITUATES SE PANDEMISE COVID-19 NË AEROPORT , GJATË FLUTURIMIT DHE ARRITJES NE DESTINACION


Në VAZHDIM më poshtë i gjeni masat që do jenë në zbatim:

1. Vetëm ata që udhetojnë do të lejohen të hyjnë në ndërtesën e Terminalit.

2. Udhëtarët që kanë nevojë për një shoqërues (invalidët,të moshuarit, apo ata me lëvizje të zvogëluar, etj.) ,lejohen vetëm një person si shoqërues deri para sporteleve tek check in.

3. Kushdo që hynë në Terminal,do i matet temperatura e trupit të tij me termometër elektronik. Nëse vërehet temperatura më e lartë se sa është e paraparë nga instituti, çështja do t'i dorëzohet Agjensisë Kombëtare të Shëndetit dhe udhëtarit nuk i lejohet të hyjë në Terminal dhe nuk do ti lejohet të fluturojë poashtu. ( pasojat e mos fluturimit i bartë vetë udhëtari, bileta, paketa turistike apo e pushimeve eshte e parimbursueshme  )

4. Askush nuk lejohet të futet në Terminal pa e vendosur maskën dhe bajtja e maskes eshte obligative gjate gjithe kohes.

5. Dera e nisjeve/departures së Terminalit do të përdoret si hyrje e vetme për të hyrë në Terminal, dhe dera e arritjes/arrivals  do të përdoret si dalje e vetme nga ndërtesa e Terminalit.

6. Duke u nisur nga parkingu i veturave , gjatë kontrollit në hyrje , gjatë kryerjes së check in, kontrollit fizik, bordingut  dhe kontrollit të pasaportave, sikurse në çdo hapësirë brenda aeroportit ,duhet të mbahet distancë minimale prej 2 metrave nga çdo person prezentë dhe duhet të zbatohet gjatë gjithë kohës. Shenjat e distancës prej 2 metrave në shumicën e hapsirave ku krijohen rradhë do të jenë të shenjëzuar në dysheme. Të gjitha paralajmërimet e tjera mund ti gjeni edhe në Tabelat informuese, në monitoret e njoftimit të fluturimeve, si dhe tek njoftimet të tjera.

7. Check In do të hapet 3 orë para fluturimit, andaj kërkohet që të jeni së paku 3 orë para fluturimit në aeroport !

8. Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e stafit të aeroportit . Nëse ndonjë udhëtarë refuzon të ndjekë ato rregulla ose rregulla të tjera të aplikuara nga linjat ajrore mund të refuzohet të fluturojë, dhe përgjegjësinë e mban vetë udhëtari !

9.Gjatë kohës sa ndodheni në aeroport, njoftimi për masat do të bëhet shpesh.

10.Të gjitha informacionet e nevojshme mund të gjenden në tabelat  e informacionit, Monitoret e Informacionit (FIDA, TIDA), faqen në internet të ANP-së, kanalet dixhitale të LKIA-së dhe si vizuale nëpër Aeroport.

11.Vetëm 1 (një) bording/nisje për në fluturim do të trajtohet në 1 (një) sallë porte dalje duke respektuar distancën fizike në të njëjtën kohë.

12.Distanca e personave të ulur tek ulëset grupore në sallën e pritjes për bording/nisje  pranë zonës së Portës duhet të jetë minimumi 1 deri 2 metra, asnjë prej tyre nuk duhet të ulet përballë me njëri-tjetrin. Vendosja pranë njëri/a-tjetrit/ës nuk lejohet dhe disa ulëse grupore do të mbyllen !

13. Shenjat  që tregojnë 1 metër distancë do të jenë të shenjëzuara  në dysheme gjatë pritjes në rradhë tek linjat e bordingut/nisjes .

14. Për operacionet nga porta në distancë,ku do përdoren autobuset për transport deri tek aeroplanet , çdo autobus i Aparonit do të përdoret vetëm për 40 udhëtarë maksimumi. Autobusët e Aparonit shenjat e distancimit fizik do ti kenë të shenjëzuara në  dyshemen e tyre dhe duhet të respektohet nga çdo udhetarë.

15. Dezinfektimi i duarve do  të sigurohet në pika të veçanta për udhëtarët (para kontrollit, para pikës së shqyrtimit, para çdo pike të ndjeshme )

16. Në mënyrë të vazhdueshme dezinfektimi i hapësirave të aeroportit do të bëhet nga kompania e përzgjedhur prej Aeroportit të Prishtinës.


RREGULLAT E MUNDESISE SE UDHETIMIT NEPER SHTETE TE NDRYSHME TE BOTES GJATE SITUATES AKTUALE ME COVID-19


Duke pasur parasysh  qe pershkak te situates Covid-19, te gjitha shtetet po i ndryshojne rregullat pothuajse çdo jave, ne si agjensi dhe kompanite ajrore nuk marrin asnje pergjegjesi lidhur me te drejten e udhetareve per te udhetuar ne destinacione te caktuara !

Te gjithe udhetaret jane te obliguar qe para se te bejne rezervimin e biletes se udhetimit te kontaktojne ambasadat e shteteve perkatese ne te cilat deshirojne te udhetojne , dhe ate te informohen sakte lidhur me mundesine os ejo te udhetimit ne ate shtete , lloji vizave qe lejohet te udhetoje per ate shtete, a duhet te jeni te paisur me teste ne menyre obligative paraprakishte, a duhet te karantinoheni,etj te ngjashme .

DUAtourist ne te gjitha rastet mban pergjegjesi vetem per vertetesine dhe saktesine e biletes  dhe fluturimit dhe nuk mban asnje lloje pergjegjesie lidhur me te drejten e udhetimit te klientit nese I lejohet ose jo te udhetoje, dhe asnje bilete nuk rimbursohet ne raste se udhetarit nuk I lejohet te udhetoi pershkak te rregullave tevendosura nga shtetet e destinacionit te udhetarit per COVID-19

Poashtu DUA.tourist si pale ndermjetesues ju njofton se asnje bilete nuk rimbursohet poashtu nese udhetari gjate kohes para udhetimit  e poashtu diten e udhetimit ne kohen kur ndodhet para aeroportit  dhe ne aeroport dhe pershkak te simptova te covid -19  nuk ju lejohet te udhetoni .